Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raporton se 178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm si rezultat i sulmeve ajrore izraelite.

Ministria tha gjithashtu se 589 persona ishin plagosur, raporton skynews.


Këto imazhe shfaqin skenat e shkatërrimit dhe tregojnë një numër njerëzish, duke përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, duke marrë trajtim mjekësore pasi u plagosën në sulmet e sotme.

lcimg 4cd95f79 8c41 4054 b9b6 335fde7eacae

Izraeli pretendon se po bën gjithçka që është e mundur për t'i mbajtur civilët jashtë shënjestrave ndërsa Hamasi ka akuzuar "pushtuesit sionistë" se i kanë sulmuar qëllimisht qytetarët.

Kujtojmë se lufta rifilloi mëngjesin e sotëm pas përfundimit të marrëveshjes së armëpushimit njëjavor, me Izraelin që kreu rreth 200 sulme në Gaza.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmeve të befasuese të militantëve të Hamasit në shtetin izraelit më 7 tetor të këtij viti. /Telegrafi/

lcimg a786093c 4294 4635 85b4 6eaea6a8b2dd

lcimg cae9ad7c 24a2 4e78 a95e e457ade55d04