LAJMI I FUNDIT:

Hamasi publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen në shkëmbimin e radhës

Hamasi publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen në shkëmbimin e radhës

Hamasi ka publikuar emrat e tre pengjeve izraelite që thotë se do t’i lirojë të shtunën në shkëmbimin e pestë të një armëpushimi të brishtë në Gaza.

Pengjet janë Eli Sharabi, Ohad ben Ami dhe Or Levy, sipas Abu Obeida, zëdhënësit të Hamasit.

Ndërsa në këmbim të lirimit të tre pengjeve izraelite, Hamasi pret që të lirohen 183 të burgosur palestinezë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se Ami dhe Sharabi u morën gjatë sulmit të 7 tetorit. Sulmi pa rreth 1200 izraelitë të vrarë dhe rreth 25 të marrë peng.

Levy u rrëmbye nga festivali i muzikës Nova.

Nga të burgosurit palestinezë të liruar, 18 kanë vuajtur dënime të përjetshme, 54 kanë vuajtur dënime të gjata dhe shumica dërrmuese, 111, janë ndaluar në Rripin e Gazës gjatë luftës.

Raportohet se gruaja dhe dy fëmijët e Sharabit u vranë në sulmin e 7 tetorit.

Vëllai i tij u tha gjithashtu se kishte vdekur ndërsa ishte peng. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori