Halsey mbron filmin “Americana” pas polemikave mbi reklamën e Sydney Sweeney

Këngëtarja, Halsey, reagoi të enjten ndaj bojkotit online të filmit të saj të ri, “Americana”, pas polemikave që shpërthyen për shkak të një reklame të xhinseve “American Eagle” të bashkë-aktores Sydney Sweeney.
Shumë fansa kishin paralajmëruar se do të shmangnin filmin, duke i lidhur veprimin e Sweeney me mbështetje të supozuar për ideologji të diskutueshme.
Halsey, 30 vjeçe, përdori llogarinë e saj në Instagram për të mbrojtur filmin dhe ekipin e tij, duke nxitur fansat ta shihnin pavarësisht polemikave, shkruan DailyMail.
Ajo theksoi se puna dhe vizioni i regjisorin Tony Tost dhe i gjithë ekipit janë më të mëdha se thashethemet e mediave dhe se kritikat nuk duhet të dëmtojnë njerëzit e përfshirë në realizimin e filmit.
Këngëtarja sqaroi se nuk po mbronte Sydney Sweeney personalisht, por të gjithë ata që punuan në filmin “Americana”, duke përfshirë regjisorin dhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Në postimet e saj, ajo i quajti të padrejta sulmet ndaj pjesëtarëve të ekipit, të cilët po ngacmoheshin për diçka që nuk kishin lidhje me interpretimin e tyre profesional.
Reagimi i Halsey u prit kryesisht pozitivisht nga fansat në Reddit dhe rrjete të tjera sociale, të cilët e mbështetën mesazhin e saj për të ndarë vlerësimin e vërtetë për filmin nga polemikat.
Këngëtarja theksoi rëndësinë e mbështetjes për kinemanë dhe për punën e palodhur të ekipit, duke bërë të qartë se kritikat nuk duhet të ndalojnë publikun të shijojë filmin.
Ngjarjet ndodhën pas rikthimit të Sydney Sweeney në rrjetet sociale, pas fushatës së saj të fundit “American Eagle”, që kishte shkaktuar debate të gjera në internet.
Halsey doli në mbrojtje të vlerave artistike dhe profesionalizmit të ekipit, duke i kujtuar fansave se filmi duhet të gjykohet për cilësinë dhe historinë e tij, jo për polemikat që lidhen me një reklamë të jashtme. /Telegrafi/




























































