LAJMI I FUNDIT:

Haliti e Dërguti në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Haliti e Dërguti në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Aida Dërguti, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës është duke marrë pjesë në Strasbourg të Francës (prej 20- 24 qershor 2016) në punimet e Sesionit të tretë të rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe në mbledhjet e komisioneve, me theks të veçantë në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, po ashtu delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me anëtarët e delegacionit austriak në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës , të udhëhequr nga Gisela Wurm – shefe e delegacionit të Austrisë.

“Gjatë këtij takimi u shkëmbyen pikëpamje lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy delegacioneve si dhe u kërkua mbështetja e delegacionit austriak në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjatë punimeve të këtij Sesioni delegacioni i Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori