LAJMI I FUNDIT:

Halil Snopçe: Kuvendi i Maqedonisë shpërfill gjuhën shqipe

Halil Snopçe: Kuvendi i Maqedonisë shpërfill gjuhën shqipe

Deputeti i ASH-së Halil Snopçe i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit anketues për liritë dhe të drejtat e njeriut, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova se nuk e përfillin përdorimin e gjuhës shqipe në Kuvend dhe i injorojnë ankesat e deputetëve kundër këtij fenomeni.

Snopçe thotë se Kuvendi nuk i përkthen në gjuhën shqipe materialet e parashtruara në Komisionin Anketues, me arsyetime skandaloze dhe për këtë arsye vazhdimisht dështon mbajtja e seancës së komisionit.

“Kërkova sqarim me shkrim edhe nga ai, pse nuk përkthehen materialet edhe në gjuhën shqipe. Si kryetar komisioni iu luta që të më dorëzon përgjigje me shkrim. Mund të supozoni pse përgjigje nuk pata. Pra në stilin e sekretares së përgjithshme edhe ai sigurisht vendosi të injorojë këtë çështje. Pra e injoron kryetarin e parlamentit, por njëkohësisht kryetarin e komisionit, e injoron gjuhën shqipe dhe vazhdon të taktizojë e mos ti përgjigjet pyetjes të cilën nuk e di të satën herë e kemi parashtruar ne si deputet të opozitës shqiptare, se pse gjuha shqipe nuk përdoret në Parlament ashtu siç e kërkon ligji”, tha Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori