Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës

Komuna e Malishevës ka nderuar sot humanistin dhe themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin, duke e shpallur “Qytetar Nderi”.
Vendimi u mor me propozimin e kryetarit të komunës dhe vlerëson kontributin e Kastratit në përmirësimin e jetës së mijëra familjeve përmes veprës së tij humanitare.
Ky titull i jep njohje një qytetari që përmes angazhimeve të tij ka ndihmuar komunitet.
Në kuadër të këtij nderimi, Halil Kastrati njoftoi se në Malishevë do të fillojë ndërtimi i një qendre multifunksionale për qëllime bamirësie, e cila do të përfshijë hapësira për të moshuarit, kuzhinë komunitare, kujdes për fëmijët me nevoja të veçanta dhe zona rezidenciale.
Kryetari i komunës, Ekrem Kastrati falënderoi humanistin për angazhimin e tij dhe theksoi se ky hap shënon drejtimin e Malishevës drejt një komuniteti më human dhe më të bashkuar. /Telegrafi/



















































