LAJMI I FUNDIT:

Hakerët po përpiqen të vjedhin sekretet e vaksinës kundër coronavirusit

Hakerët po përpiqen të vjedhin sekretet e vaksinës kundër coronavirusit

Hakerët e sponsorizuar nga shtetet sikurse Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut janë angazhuar në përpjekje për të vjedhur sekretet e vaksinës së coronavirusit në atë që ekspertët e sigurisë e përshkruajnë si “një luftë të pronës intelektuale”.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, ata akuzojnë hakerët për përpjekjen e tyre për të vjedhur rezultatet e hershme të testimit si dhe ‘kapjen’ e informatave të ndjeshme në lidhje me prodhimin e ilaçeve në masë në një kohë kur një varg i vaksinave është afër miratimit për përdorim.

Kohë më parë qëllimi kryesor i hakerëve ishte vjedhja e sekreteve prapa hartimit të një vaksine, derisa qindra kompani të barnave, laboratore si dhe organizata shëndetësore nga e gjithë bota, thuhej se ishin në shënjestër.


Lufta kibernetike përfshin agjencitë perëndimore të inteligjencës, përfshirë dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Britanisë, të cilët thonë se janë të përkushtuar për të mbrojtur “pasuritë kritike”. Mirëpo ata e diskutojnë vetëm një pjesë të punës së tyre në publik.

Adam Meyers, nënkryetar i lartë tek specialistët e sigurisë IT Crowdstrike, tha se vendet sikurse Rusia dhe Kina ishin angazhuar në piraterinë e kompanive perëndimore dhe agjencive për gjatë 20 viteve të fundit, por që nga muaji mars, ishin përqendruar në një temë, duke iu referuar çështjes së COVID-19.

Ekspertët perëndimorë shtojnë se sulmet vijnë shpesh nga Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Në muajin shtator, hakerët kinezë u akuzuan nga Spanja për vjedhje të sekreteve kërkimore të COVID-19 nga laboratorët në një fushatë “veçanërisht virulente”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet

Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori