Mesfushori De Campos Seraphim Jhonathta, do të firmos nesër me Hajvalinë. Ai së fundmi ka luajtur në Meksikë te Coras Petic.

Është drejtori sportiv i hajvaliasve, Xhavit Pacolli, ai i cili e konfirmon lajmin për Gazetaolle.com.


“Bëhet fjalë për një lojtar cilësor. Nesër do ta regjistrojmë edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës”, deklaroi Pacolli.

Hajvalia konsiderohet pretendente për titullin e kampionit por që në dy xhirot e para, nuk e ka arkëtuar asnjë pikë.

telegrafi sport app