Kjo ishte fitorja e dytë për Hajvalinë e Ismet Munishit, në anën tjetër, për Feronikelin që po drejtohet nga trajneri, Gani Sejdiu, ishte humbja e dytë rresht dhe kështu kampioni konfirmon krizën e rezultateve nw dy xhirot e fundit.

Golat për Hajvalinë i shënuan, Shkëlqim Pacolli në minutë e 19-të, pas një gabimi të portierit, Granit Kolshi, Alban Dragusha në minutën e 68-të dhe Semir Zeneli në të 82-tën, transmeton gazetatribuna.
Ndërkaq, golat për skuadrën nga Drenasi i realizuan, Mevlan Zeka në minutën e 22-të nga gjuajtja e lirë, gol që ishte ndër më të bukurit e këtij sezoni pasi u shënua nga rreth 35 metra si dhe në Mentor Zhdrella në kohën shtesë realizoi nga pika e bardhë.


Pas kësaj fitoreje, Hajvalia ka mbledhur 6 pikë dhe zë vendin e 10-të, ndërkaq, Feronikeli është i treti me 12 pikë, katër më pak se Trepça ’89 që renditet e para.
 

telegrafi sport app