Lidhur me këtë çështje, ka reaguar me një komunikatë, klubi nga paralagjia e Prishtinës.

Sqarimi i Hajvalisë


Ne e dimë se kemi patur angazhim jo të mjaftueshëm në fillim të këtij kampionati, ku kanë ndikuar me rezultatet jo të mira për klubin tonë. Duhet të jemi më syçelë dhe më produktivë në lojë, por fakti se kemi prerë ‘Kurban’ për rezultate më të mira, nuk qëndron fare. Rezultatet do të arrihen me angazhim maksimal.

‘Kurbani’ është prerë për rininë e klubit ku një numër i madh i tyre janë angazhuar në shkollën e futbollit. Është parë e rrugës për t’i shoqëruar e familjarizuar shoqërinë tonë”, thuhet në reagimin e Hajvalisë. 

telegrafi sport app