LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia kërkon titullin e parë, përgatitet për Evropë

Hajvalia kërkon titullin e parë, përgatitet për Evropë

Hajvalia është njëra ndër skuadrat që tashmë ka krijuar emër në futbollin tonë. Klubi që drejtohet nga këngëtari Mehedin Pergjegja-Meda, në këtë edicion të garave synon të arrijë suksesin më të madhe në historinë e këtij klubi, titullin e kampionit të Kosovës.

Skuadra nga Paralaxhja e kryeqytetit, e dirigjuar nga strategu Ismet Munishi, tashmë ka hyrë në formën e saj më të mirë, edhe pse starti i kësaj skuadre nuk ishte në nivelin e kënaqshëm.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress vizitoi këtë skuadër në njërën ndër stërvitjet që po i mban në Kishnicë.

Trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi tha se është i kënaqur me rezultat e deritashme dhe formën që po kalon ekipi i tij. Ai mendon se Hajvalia është kandidat potencial për titull të kampionit, e që do rtë ishte titulli i parë në historinë e këtij klubi.


“Të them të drejtën kur jam ardhur nuk e kam gjetur klubin bash në situatë të mirë, ka qenë një situate e palakueshme, mirëpo, jam i kënaqur që tash kemi arritur të bëjmë një sukses me ardhjen time, dhe me vjen mirë që gjithë skuadra ka treguara pozitivitet në momentet vendimtare që kanë qenë për skuadrën e Hajvalisë në këtë edicion. Siç dihet ne i kemi fituar gjitha ndeshjet më të forta që i kemi pasur si kundër Gjilanit, Feronikelit, Prishtinës, pastaj kemi fituar edhe kundër Istogut, Llapit, kemi nxjerr edhe një pikë në Prizren, ndoshta kemi mundur të bëjmë edhe më shumë, por sido që te jetë, unë jam i kënaqur më ecurinë deri këtu te skuadrës sime. Nëse vendi i parë nuk na ik shumë pikë, më një fazë përgatitore që do ta bëjmë të mirë dhe më një angazhim të gjithë futbollistëve, mirëpo, kur ne do të bëjmë një performancë shumë të mirë fizike për sezonin e ardhshëm, atëherë e shoh Hajvalinë një ndër kandidatët për titull të kampionit”, ka thënë Munishi.

Hajvalia krahas punës së përditshme që bën për paraqitje sa më të mirë në këtë kampionat, kjo skuadër është duke menduar edhe për garat evropiane. I pari i bankinës së Hajvalisë, thotë se më punën që po bëhet në klub, por edhe përforcime nga jashtë, Hajvalia do të jetë skuadër evropiane.

“Ne e kemi një skuadër shumë të mirë, kemi lojtarë cilësore të cilët janë ndërthur edhe me elementet e lojtarëve të rinj, do të varet nga suksesi i ekipit se çka do të bëjmë ne, mirëpo, ajo që është më rëndësi është së ne do të marrim pjesë në garat evropiane, ajo tashmë është e vërtetuar, do të shohim që të sjellim edhe ndonjë përforcim edhe nga jashtë, t’i përmirësojmë edhe kushtet e stërvitjeve, të marrim edhe gjerat përcjellës të cilat e bëjnë një klub profesional. Ne jemi angazhuar shumë, i kemi dy doktor, një masazhit dhe një doktor, jemi duke e zgjeruar stafin, e kemi marrë një trajner të portierëve shumë të mirë Labinot Qosen dhe nga dalë nga dalë ne po përgatitemi për Evropë, mirëpo, do të varët nga suksesi që do ta bëjmë ne. Shpresoj dhe besoj se do të kemi një Hajvalia evropiane”, ka theksuar Munishi.

I kënaqur me rezultatet dhe formën e Hajvalisë në këtë edicion të garave, është shprehur edhe kapiteni Gëzim Gashi. Ai thotë se Hajvalia ka skuadër të denjë që të ndjek titullin e kampionit. Gashi është i bindur se Hjavalia në fund do t’i gëzohet titullit të kampionit.

“Duke analizuar qysh nga fillimi që patëm ndërrim trajnerëve, ku dy lojet e para i kishim me Mentor Miftarin, dhe nuk ka shkoi qysh duhet, ku kishim dy humbje, mandej erdhi trajneri Ismet Munishi, kështu që për momentin nuk është keq, por kemi mundur të kemi më shumë pikë, por edhe kështu nuk është keq. Besoj shumë dhe jam i bindur se do të luftojmë deri në fund për titull, sepse kemi ekip të mirë, kemi lojtarë kualitative, kemi lojtarë me përvojë dhe disa lojtarë të rinj dhe besoj se deri në fund do të garojmë për titull dhe do të bëhemi kampion”, ka pohuar Gashi.

Ai mendon se Hajvalia dhe Feronikeli janë kandidat potencial në garën për titull të kampionit.

E, edhe Alban Dragusha, një tjetër lojtar cilësor i Hajvalisë, i vlerëson të kënaqshme rezultatet dhe paraqitjet e skuadrës së tij të deritashme në këtë edicion të garave. Dragusha, i cili në të kaluarën ka bërë karrierë edhe në Shqipëri, thotë se Hajvalia ka ekipin më të mirë në ligë. Sipas tij, Hajvalia, Feronikeli, Trepça ’89 dhe Gjilani janë skuadrat që do taken fjalën kryesor në garën për kreun e tabelës.

“Me ndeshjet e fundit kemi arritur më ngritë formën dhe kemi pasur rezultatet të kënaqshme. Në fillim e nisem shumë keq dhe ajo ishte arsyeja me gjendjen që jemi në tabelë, sepse vendi i pestë për Hajvalinë është pak, me kontingjentin e lojtarëve që ka mendoj se është ekipa më e mirë në Superligë. Padyshim se ka dhe besoj se ne, Feronikeli, Trepça ’89 dhe Gjilani me formën që po tregon, janë kandidatët kryesor për titull”, ka theksuar Dragusha.

Ai ka shtuar se prioritet i Hajvalisë është titulli i kampionit, dhe Dragusha beson se kjo skuadër do të jetë e para që të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Hajvalia pas javës së 11-të renditet në pozitën e pestë më 16 pikë të tubuara, gjashtë më pak se liderja e tabelës, Feronikeli. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori