Hajrulla Çeku: Gastronomia, potencial i madh për zhvillimin e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, më 7 tetor zhvilloi një takim me pronarët e bizneseve të gastronomisë në kryeqytet.
Në takim morën pjesë shumë përfaqësues të këtij sektori, ku u diskutua për sfidat, mundësitë e bashkëpunimit dhe për mënyrat se si gastronomia mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Gjatë fjalës së tij, Çeku theksoi se një nga prioritetet e tij kryesore është ulja e papunësisë nën 5% dhe rritja e zhvillimit ekonomik, duke e kthyer Prishtinën në një destinacion turistik atraktiv.
Ai shtoi se sektori i gastronomisë luan rol të rëndësishëm në imazhin e qytetit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
“Partneriteti mes institucioneve, gastronomëve dhe qytetarëve është çelësi për ta zhvilluar Prishtinën në mënyrë kolektive dhe të qëndrueshme,” tha Çeku gjatë takimit, duke shtuar se nga ky bashkëpunim mund të përfitojnë të gjithë.


































