Hajredini: Huamarrja bëhet dramatike, pasojat–mbi kurrizin e qytetarëve!

Shuma maksimale e huamarrjes së re nëpërmjet eurobondit, i cili do të transmetohet në vitin 2016, është 650 milionë euro! Ky është vendimi i Qeverisë, i marrë në mbledhjen e mbajtur më 21 qershor, i cili tashmë është publikuar në “Gazetën Zyrtare”, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Civil.
CIVIL Media foli me Xhevdet Hajredinin, analist ekonomik dhe ish-ministër i Financave në Qeverinë e parë eksperte të Maqedonisë, për ndikimin e huamarrjes së fundit jashtëzakonisht të madhe në ekonominë e Maqedonisë, si dhe në borxhin të përgjithshëm të shtetit. “Kjo do të thotë një rritje të mëtejshme të borxhit që do të arrijë 5 miliardë euro. Natyrisht ndërprerja e të gjitha hyrjeve të tjera të parave në Maqedoni, e vendos vendin në një situatë shumë të vështirë dhe dramatike. Sa do të realizohet dhe me çfarë përqindje të interesit, me siguri do të jetë shumë e lartë, do të shohim. Prej 4 miliardëve që tani janë botuar zyrtarisht si borxh i Maqedonisë, borxhi do të arrijë në 5 miliardë euro. Kjo do të thotë përkeqësim i situatës financiare në Maqedoni, mirëpo ky regjim, kjo Qeveri, pa këtë mund të përballet me pasoja të rënda në nivelim të obligimeve që ka (e publiku nuk e di këtë) ndaj përdoruesve të vendit dhe kompanive që punojnë në projekte që i financon Qeveria, si “Shkupi 2014”, thotë Hajredini.
Sipas tij, kjo është konfirmim se Qeveria nuk ka asnjë dalje tjetër në këtë moment.
“Kjo është një sinjal se gjendja financiare po bëhet akoma më dramatike. Për të parandaluar një situatë për të shkurtuar pagat dhe pensionet, ata duhet të marrin hua. Ata janë të detyruar, pavarësisht nga përqindja e interesit që do të realizohet, për të marrë hua jashtë vendit, për shkak se nuk kanë më ku të marrin. Pas të gjitha sinjaleve të arritur për ndërprerje të të hyrave tjera që kanë hyrë në Maqedoni, ja edhe me masat e fundit të Komisionit Evropian, situate bëhet shumë, shumë e ndërlikuar. Kushtet janë shumë të vështira dhe, në këtë rast, pranohet përqindje e interesit që është shumë më e lartë. Një dalje tjetër Qeveria nuk ka, e se çfarë pasojash do të ketë, së shpejti të gjithë qytetarët sigurisht që do të jemi dëshmitarë”, vlerëson Hajredini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit