Site icon Telegrafi

Hajni që vodhi mbi 100 telefona në festival, zbulohet përmes një aplikacioni (Foto)

Reinaldo De Hesus Hanao është kapur në festivalin Coachella, që po zhvillohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara pasi kishte vjedhur mbi 100 telefona.

Vizitorët që vërejtën se janë plaçkitur, njoftuan menjëherë forcat e rendit, por disa prej tyre aktivizuan aplikacionin e Apple, që gjen telefonin e humbur, transmeton Telegrafi.

Telefonat e vjedhur në festival

Përmes Find My Phone, u gjetën disa iPhone si dhe u zbulua personi që kishte në çantë gjërat e vjedhura.

Derisa disa prej viktimave iu janë kthyer telefonat, të tjerat janë ekspozuar dhe pritet që pronarët e tyre  të shkojnë dhe t’i marrin. /Telegrafi/

Exit mobile version