Në fshatin Rogovë të Gjakovës ka ndodhur një rast vjedhje e rëndë.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur, përmes një dritareje kishin hyr në shtëpinë e tij.


Të dyshuarit kishin vjedhur para dhe stoli ari.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/