Dy hajdutë pa përvojë, përveç se kanë dështuar në përpjekjen e tyre për të vjedhur, janë filmuar edhe nga telekamerat e sigurisë që i kanë nxjerrë “blof”.

Mediat italiane, shkruajnë se një djalë dhe një vajzë, në fund të festës për 20-vjetorin e kompanisë në Milano, kanë marrë me vete dy karrige dhe një divan nën syrin e kamerave të sigurisë.


Por gjatë “administrimit”, përcjell gsh, vajza ka humbur ‘smartphone’-in dhe përmes profilit të saj në “Facebook”, është gjurmuar nga titullarët e kompanisë.

Një ditë më pas, numri një i shoqërisë, ka shkuar të trokasë në derën e shtëpisë së tij, duke i kërkuar të kthejë pas objektet, nën paralajmërimin se ishte gati të thërriste policinë dhe për 20 minuta gjithçka u sistemua.

Figura e keqe që kanë bërë dy hajdutët, është publikuar në rrjetet sociale në një video.