Një video tronditëse kapi momentin kur tre burra vodhën celularë me vlerë prej 11 mijë eurove në një dyqan të Anglisë.
Stafi i Tesco-s vëzhgoi i shokuar kur hajdutët i hoqën pajisjet nga kutitë e tyre përkatëse, transmeton Telegrafi.
Ata kishin hyrë në degën e supermarketit Hazelwick Avenue, në Crawley, West Sussex, më 29 dhjetor.
Të tre burrat iu afruan departamentit të telefonave dhe filluan t’i vidhnin furishëm celularët që ekspozoheshin në dyqan.
Siç shihet në video, hajdutët tërhoqën kabllot e sigurisë, ku ishin të lidhura pajisjet në mur, ndërsa klientët dhe stafi i shikonin me habi.
Më pas ata dolën nga dyqani përmes shkallëve lëvizëse dhe u kapën pastaj nga kamera duke shkuar në një rrugicë.
Policia e Sussex thotë se vlera e vjedhjes vlerësohet të jetë rreth 11 mijë euro.
Dhjetë celularët e vjedhur përfshijnë një iPhone 14 Pro Max, një iPhone 14 Plus, një iPhone 13 dhe një Motorola G62. /Telegrafi/