Banorët e komunës së Zubin Potokut shprehen të shqetësuar tejmase për ngjarjet që po ndodhin gjatë ditëve të fundit në këtë rajon, nga hajdutët për të cilët thonë se po veprojnë të armatosur dhe të organizuar mirë.
Ata kanë bërë të ditur për KosovaPress se vetëm gjatë dy javëve të fundit, në komunën e Zubin Potokut, janë kryer dhjetëra vjedhje makinash të ndryshme, traktorësh, bagëtish dhe të ngjashme, në vlerë prej rreth 20 mijë euro.
Bojan Bozhoviq, banor i kësaj ane, tha se kriminelët veprojnë të armatosur dhe janë nga Zubin Potoku.
Sipas tij, banorët e këtushëm janë të tmerruar nga ngjarjet e fundit që po ndodhin në atë zonë, ndërsa policia sikur nuk është duke punuar fare në këtë drejtim.
“Bandat e organizuara kriminale gjatë dy javëve të fundit kanë vjedhur pasuri me vlerë prej mbi 20 mijë euro, duke përfshirë këtu makina të ndryshme, traktorë dhe bagëti. Kriminelët lëvizin të armatosur dhe janë shumë mirë të informuar rreth vendndodhjes së pronarëve, konkretisht kur janë apo nuk janë në shtëpitë e tyre. Serbët lokalë dyshojnë se hajdutët janë nga Zubin Potoku, ndërsa në stacionin e policisë vazhdimisht thonë se hetimet janë dukje vazhduar. Në mesin e të dëmtuarve ka edhe policë, të cilëve u janë vjedhur makinat”, ka thënë për KosovaPress Bozhoviq.
Ai shpreson se policia do t’i zbulojë dhe arrestojë sa më parë autorët e këtyre veprave kriminale, në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohet siguria dhe prona. Në të kundërtën, shtoi ai, policia duhet të japë llogari për paaftësinë në punën e saj.
KosovaPress-i lidhur më këtë çështje ka folur edhe me zëvendësdrejtorin e PK-së për rajonin e veriut, Besim Hoti, i cili tha se Policia e Kosovës me shqetësim ka pranuar secilin informacion rreth kësaj dukurie.
Hoti tha se institucioni që ai përfaqëson ka hartuar plan operativ, për kapjen e autorëve dhe parandalimin e veprave të tilla.
“Sa i përket në Komunë e Zubin Potokut, Policia e Kosovës si çdo vjedhje tjetër e sheh me shqetësim dhe normalisht që reagon në kuadër të rasteve. Lidhur me vjedhjen e fundit në Zubin Potok, PK-ja ka hartuar planin operativ të veçantë për natyrën e veprave penale dhe sigurisht që do të funksionojë me kohë të veçantë me qëllim të parandalimit të veprave të tilla dhe të identifikimit të kryerësve të mundshëm”, tha Hoti.
Ai shpjegoi se plani është hartuar nga përgjegjësit të cilët sipas tij duhet të bashkëpunojnë me qytetarët dhe të gjitha institucionet me qëllim të kapjes së kryerësve dhe parandalimit të mundshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi – njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Sulmi në Banjskë, familja e Afrim Bunjakut kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit

Toshkovski nga Prishtina: Faza tjetër e bashkëpunimit me Kosovën, sistemi “One Stop Shop” edhe në vendkalimin kufitar Jazhincë-Glloboçicë

Kurti "fut në sherr" Duda Baljen e Emilija Rexhepin

Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte

Dështimi i dytë për konstituimin e Kuvendit, analistët paralajmërojnë skenarin e bllokimit total

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident komunikacioni në Tërstenik të Drenasit

Haradinaj me akuza ndaj LVV-së: Siç duket po rrëshqasim drejt një grushti shteti

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura