LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: Turqia, një ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë

Hajdari: Turqia, një ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.

Sipas njoftimit, Hajdari ka shprehur mirënjohje për Turqinë, që është njëra nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë, duke shprehur vullnetin për ta thelluar bashkëpunimin.

“Turqia është njëra nga investitorët kryesor në Kosovë dhe ne dëshirojmë ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik, veçanërisht në fushën e investimeve të huaja”, tha ministrja Hajdari.


Gjermania e para - dhjetë vendet që kanë investuar më së shumti në Kosovë
Lexo po ashtu Gjermania e para - dhjetë vendet që kanë investuar më së shumti në Kosovë

Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar tha se Kosova është vend i veçantë për Turqinë, duke theksuar se dëshiron ta shfrytëzojë potencialin ekonomik të vendit të tij për ta mbështetur Kosovën.

Ambasadori u shpreh i gatshëm për ta mbështetur ministren Hajdari në projektet e ardhshme. /Telegrafi/