Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për medie foli për masat e reciprocitetit ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, për çka tha se do të vendosen masa të reciprocitetit.
“Po do të vendosim masa reciprociteti dhe janë duke u vendosur veçse. Nëse e kuptoni konceptin e reciprocitetit, ai do të thotë barazi dhe këtë do ta shtyjmë përpara. Ligji për masat antidamping, për mbrojtje nga importet, të gjitha këto kanë të bëjnë me barazi e reciprocitet.
Unë kam filluar me planin sa i përket parimeve të Organizatës së Tregtisë. Masat e komformitetit jemi duke i zbatuar. Ju njoftoj se çka është zbatuar nga ministria për mbrojtjen e tregut. Kemi marrë vendimet për masat antidamping për t’i mbrojtur sektorët që janë të rrezikuar nga importi dhe presim se si do të na udhëzojnë analizat që jemi duke i bërë. Ne jemi akuzuar nga ministrja e Ekonomisë së Serbisë për diskriminim, por jemi duke punuar për barazi”, tha Hajdari.
Ajo ka folur edhe për programin “Single market”. Ajo ka thënë se informacionet për programet rajonale nuk kanë ardhur me kohë dhe nuk i kanë gjetur në ministri kur e kanë marrë drejtimin e saj.
“Kosova e ka kryer obligimin e vet kur e kemi dorëzu aplikimin, tani pritet që negocimi të përfundojë, meqë është program i përbashkët me BE-në. Anëtari i bordit të Malit të Zi më ka njoftuar se Kosova mungon dhe ne nuk kemi pas informacione për këtë. Ky program është me pjesëmarrje të 250 bizneseve së shpejti do të emërojmë përfaqësuesit e Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se me vendim qeveritar kanë ndarë 1.7 milionë euro për t’i kompensuar dëmet financiare si pasojë e fatkeqësive natyrore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë