LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: Gjatë vitit 2021 janë regjistruar mbi 10,500 biznese, shqiptohen 353 gjoba nga inspektorët

Hajdari: Gjatë vitit 2021 janë regjistruar mbi 10,500 biznese, shqiptohen 353 gjoba nga inspektorët

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se gjatë vitit 2021 janë regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja.

Hajdari gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi ka theksuar se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 353 gjoba në vlerë prej 114 mijë e 152 euro.

“Gjatë vitit 2021, Agjencia për Regjistrimin e Biznesit ka regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja apo 10 për qind biznese të reja. 8,407 ndryshime të bizneseve dhe ka bërë shuarjen e 1,567 bizneseve. Pra, numri total i lëndëve të procesuara është 20 mijë e 541 apo 6 për qind më shumë se viti paraprak”, tha Hajdrari, përcjell Telegrafi.


Sipas saj, gjatë 2021-së janë iniciuar procedura gjyqësore për 24 operatorëve ekonomik.

“Rritja e inspektimeve ishte 40 për qind. Janë shqiptuar 353 gjoba me aktvendimet e inspektorëve të tregut, ku vlerë e përgjithshme është 114 mijë e 152 euro dhe është iniciuar procedura gjyqësore për 24 operatorëve ekonomik”, u shpreh ajo.

Hajdari thekson se janë sekuestruar mbi 1,200 litra vaj motorik.

“Së bashku me Doganën e Kosovës janë marr 78 mostra të vajrave motorike, ndërsa në tregun e brendshëm janë marr 34 mostra për testim. 12 mijë e 700 litra janë kthyer në vendin e origjinës, kryesisht në Serbi dhe janë sekuestruar 1,220 litra vaj”, ka theksuar Hajdari.

Në fund, ajo ka treguar se cilat janë gjashtë objektivat e MINT-it.

“Janë gjashtë objektiva. E para është përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes, e dyta është zhvillimi i politikave industriale dhe tregtare, objektiv i tretë është mbështetja e bizneseve, e katërta është mbështetja e turizmit, si objekti i pestë është promovimi dhe përkrahja e investimeve dhe më i rëndësishmi është përmirësimi i cilësisë, përfshirë mbrojtjen e konsumatorit”, tha ajo.

“Te objektivi për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes në Kosovë përveç legjislacionit është miratuar Kodi për Qeverisje Korporative, duke finalizuar dy koncept-dokumente; për regjistrin e pronarëve përfitues dhe atë të shoqërive tregtare”, ka përfunduar Hajdari. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori