Skandali i fundit i përfshirjes së disa personave me fajde, duke e përfshirë edhe biznesmenin Rrahim Hashimi, ka ngjallur reagime të shumta. Kjo pasi, që ky i fundit, shihet të ketë pasur histori miqësore me disa nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Përtej kësaj, në videot e shfaqura nga kohavision, në grupin që dyshohet se janë marrë me fajde, është përmendur edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për të cilin, në disa pamje thuhet se ka marrë 200 mijë euro nga po i njëjti grup.
Me të dalë ky skandal, filluan që të qarkullonin disa fotografi, teksa Hashimi shihet me disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Njëri nga ta është edhe Hajdar Beqa, deputet i PDK-së dhe kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë.
Ai në një bisedë me Gazeta Blic, ka treguar se si e njeh Rrahim Hashimin.
Beqa ka thënë se publikimi i atyre fotografive është bërë nga njerëz dashakëqij, teksa është zotuar se nuk e ka ditur se me çfarë veprimtarie merret ai (Rrahim Hashimi).
“Unë realisht nuk kam dashur që t’i komentojë këto foto që kanë dalë nëpër rrjete sociale. Ato kanë dashur nga dashakqinjët, ku kemi raste të tjera, kur bëhen këto gjëra më qëllime të caktuara. Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe kemi shumë raste kur shumë qytetarë kërkojnë që të bëjnë fotografi me neve dhe të konsultohen me neve. Sa i përket asaj se cila është veprimtaria e personave që bëjnë fotografi me mua, unë nuk jam as prokuror e as hetues. Në momentin kur e kisha ditë që një person ka një kaluar të errët ose që merret me ndonjë veprimtari të jashtëligjshme, nuk do të rrija me të, por që paraprakisht nuk e kam ditur”, ka thënë Beqa.
Deputeti i PDK-së, ka thënë se ai e ka ditur se Rrahim Hashimi, ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe këtë, sipas tij, e ka mësuar nga një mik.
“Sa i përket Rrahim Hashimit, unë e kam ditë që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atë e kam njoftë përmes një miku, dhe kemi pirë kafe disa herë me të, pasi që përmes disa miqve ka ardhur dhe është ulur në tavolinë”.
Hajdar Beqa shton se ai posedon fotografi me hiç më pak se 10 mijë qytetarë të Kosovës, teksa thotë se veprimtarinë e tyre përveç që nuk mund ta di ai, edhe nuk mund ta caktojë – “janë organet e drejtësisë që e bëjnë atë”.
“Ma ka prezantu një mik në tavolinë, më ka thënë që është ish-ushtar. Ka pi kafe disa herë me neve. Por, unë jam shumë i sigurt që kam foto me 10 mijë qytetarë të vendit. Kurse, sa i përket personave që bëjnë vepra kriminale, atëherë është dikush tjetër që duhet të merret me ta: është Prokuroria dhe Gjykatat”.
Kryetari i PDK-së në Gjakovë, po ashtu për Gazeta Blic, ka thënë se Rrahim Hashimin, është njoftuar ditëve të fundit, nga mediat. Teksa, shton se asnjëherë nuk është takuar i vetëm me të.
Thotë se të gjithë ato herët kur janë takuar, këtë e kanë bërë përmes një mikut të tij.
“Nuk di asgjë më shumë për Rrahim Hashimin, më shumë se që kam parë ditëve të fundit në portale. Ka nejt me mu disa herë, por kanë qenë shumë persona aty. Ka kërkuar fotografi dhe ka bërë së bashku me mua. Por, asnjëherë nuk kam nejt me Rrahim Hashimin vetëm ne dy”.
Beqa thotë se Rrahim Hashimi, është parë të ketë pasur takime me disa figura tjera më të larta se ai. Por, nuk pranon që t’ua përmend emrat.
“Unë e pashë zotërin Hashimi, me shumë figura tjera, që janë figura shumë më të mëdhaja se une, në nivele më të larta sesa unë. Por, që nuk është në kompetencën time që të flas për ta”.
“Por, unë iu bëj thirrje Prokurorisë së vendit, që ta hetojë deri në fund këtë ngjarje. Të dalin të gjithë ata që kanë pasur lidhje me këta persona. është e rëndësishme që të dilet me hetim të detajuar, e jo të flitet kështu dhe të akuzohen njerëzit pa pasur hetim të qartë, sikur kjo që po përdoret emri i zotërit Veselit”.
Deputeti i Partisë së Kadri Veselit, zotohet sikurse shefi i tij i partisë, se nëse gjindej ndonjë lidhje biznesore me Hashimit, atëherë ai do të jap dorëheqje.
“Edhe unë po e them në mënyrë të hapur dhe të qartë, që nëse del ndonjë lidhje në këtë Kosovës, me një njeri, edhe me Rrahim Hashimin, përvec asaj që e thash, atëherë do të jepja dorëheqje brenda 15 minutave dhe do kërkoja falje nga qytetarët e vendit”.
Hajdar Beqa në fund u shpreh se i qëndron prapa deklarimeve të PDK-së lidhur me hetimet për rastin e grupit që është marrur me fajde, duke thënë se kërkon që të zbardhet sa më parë ky rast dhe të gjithë ata që janë të përfshirë të dalin para drejtësisë.
“Sa i përket hetimeve ndaj tij dhe asaj që ka dalur ditëve të fundit, atëherë nuk kam cka të shtoj më shumë se që e ka dhënë Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë deputeti Beqa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-hoteli-780x439.jpg)
Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë
![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Milan-Radoicic1-1-1-780x439.jpg)
Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës
![Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-NATO-780x439.jpg)
Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA
![Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kutia-vota-780x439.jpg)
Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim
![KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-votave-e1739639847666-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara