LAJMI I FUNDIT:

Haindl të mërkurën në Shkup, për Nuland ende nuk dihet

Haindl të mërkurën në Shkup, për Nuland ende nuk dihet
Botschafter der Bundesrepublik Deutschland, Johannes Konrad Haindl

I dërguari special gjerman për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johannes Haindl, të mërkurën do të udhëtojë për në Shkup, konfirmojnë nga Ambasda e Gjermanisë në Shkup.

Deri më tani nuk zbulohen detaje të vizitës së Haindl. Spekulohet se edhe zëvendëssekretarja e SHBA-së, Victoria Nuland, do ta vizitojë Maqedoninë, megjithatë nuk ka konfirmim për ardhjen e saj. Në opsion janë dy termine, 6 qershori, që ndeshet me vizitën e Johannes Haindl dhe 10 qershori, gjegjësisht pas mbarimit të Samiitt të NATO-së në Varshavë.

Nuk dihet se Johannes Haindl a do të jetë bashkë me Nuland dhe se a do të kryej trysni për zhbllokimin e krizës ose, do të përgatitet terreni për diplomacionë amerikane, transmeton Portalb.


Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, njoftoi se eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, të mërkurën ka realizuar një takim ne liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në Bruksel, me të cilin ka biseduar për krizën në vend dhe për kthimin e saj në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Liderët tanimë kanë humbur shumë kohë. Më shumë se urgjente është që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe ta implementojnë Marrëveshjen e Përzhinos. Duhet të krijon kushte për zgjedhje të besueshme, të zhvillohet sundimi i ligjit dhe nga të gjitha palët të mbështetet puna e Prokurorisë Speciale, por edhe të plotësohen reformat prioritare”, ka thënë Kocijançiq në lidhje me takimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori