Marka e shumë pritur e bukurisë së Hailey Bieber më në fund duket se është në rrugën e saj, pasi modelja tanimë është e famshmja e fundit që lë të kuptohet se do të hyjë në botën e bukurisë dhe shëndetit.

Sipas raporteve nga TMZ, Bieber sapo nënshkroi dokumente ligjore që kërkonin të drejtat për "Rhode", emrin e mesëm të modeles dhe gjithashtu emrin e markës së saj të ardhshme të bukurisë.


Edhe pse Bieber nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar rreth Rhode, marka e re e bukurisë tashmë duket të ketë llogarinë e vet në Instagram.

Hailey Baldwin Makeup Free Moments Slide 7

Nuk ka ende postime, por Instagrami i markës Rhode tashmë ka grumbulluar afro 15 mijë ndjekës. Viti 2021 është gjithashtu në përshkrim të profilit, duke lënë të kuptohet se marka mund të nisë së shpejti.

Screenshot 1 24

Ajo tashmë ka nisur një koleksion të grimit nën markën australiane të grimit ModelCo dhe ka shërbyer si ambasadore për L'Oréal. /Telegrafi/