Ajo shumë shpejt është duke u bërë ndër emrat më të lakuar në botën e modelingut.

Por, Hailey Bieber përmes rrjetit social Instagram tashmë ka bërë të ditur pjesëmarrjen në një kampanjë tjetër, shkruan Daily Mail.


Bukuroshja bionde ka publikuar setin e ri fotografik, derisa u bë figura e koleksionit të ri të markës ‘Versace’.

39518122 9281011 image a 14 1613807252530

24-vjeçarja u pa me një veshje tejet interesante, derisa flokët i pati tejet të lagura, gjysmën e tyre në fytyrë.

Padyshim që edhe kësaj radhe ajo ka vënë në pah tiparet e bujshme trupore, për të cilat stërvitet në palestër.

39518130 0 image a 12 1613806343683

Përpos kësaj, Hailey ka qenë pjesë edhe linjës së re të rrobave të ‘Ivy Park’, drejtuar nga artistja Beyonce. /Telegrafi/

39518126 9281011 image a 15 1613807255714