Site icon Telegrafi

Hailey Bieber, me një trend tjetër të thonjve për festat e fundvitit

2022 ka qenë padyshim viti i Hailey Bieber

Nëse dëshironi që atmosfera e gëzueshme të ndihet kudo, kushtojini vëmendje pamjes suaj. Mund të bëni një ndryshim për të mirëpritur mbarë Vitin e Ri, e nëse i druheni ndryshimeve drastike, thjesht lyeni thonjtë !

Që nga editimi i markës së saj të kujdesit për lëkurën, stili që frymëzoi shumë njerëz dhe sigurisht, dominimi i tendencave të manikyrëve me thonjtë e saj elegant- aftësia e saj për të udhëhequr në kulturën e zhurmshme pop është thjesht e pakrahasueshme.

Dhe pikërisht në sezonin e festave, Hailey na dha një super ide për thonjtë.

Hailey është shfaqur së fundmi me një ‘french’ me maja me ngjyrë të kuqe të ndezur. Dhe ky model ka të ngjarë të bëhet ‘hit’ në të gjitha sallonet.

Hailey ka vendosur një shtresë të vetme të ‘Funny Bunny GelColor’ të OPI, përpara se të shtonte një ‘french’ të kuq të ndezur të ‘Big Apple Red GelColor’.

Klasike dhe e veçantë…

Exit mobile version