LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Përgatitjet për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë fillojnë menjëherë

Hahn: Përgatitjet për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë fillojnë menjëherë

Përgatitjet për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të fillojnë menjëherë, deklaroi komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Hahn theksoi se me vendimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme, Komisioni ka marrë dritën jeshile për të nisur punën që do të mundësojë nisjen e negociatave zyrtarisht nga mesi të vitit të ardhshëm.

”Do të duhen më shumë se 100 konferenca ku duhet të analizohen elemente të ndryshme. Kjo është një sfidë për qeveritë, veçanërisht për administratën”, ka thënë komisioneri Han.


“Qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet ta shohin këtë nga perspektiva shumë pozitive”, shtoi ai.

“Nuk do të doja të thosha gjysmë gote e mbushur, por pothuaj 90 për qind e gotës është e mbushur, pasi shumica dërrmuese e vendeve anëtare i njohën arritjet e tyre dhe duhet të kuptohet se ky është përkushtim shumë i fuqishëm i liderëve politikë, gjithashtu edhe nga qytetarët, për vendosmërinë në lidhje me perspektivën e tyre evropiane. Dhe kjo është mundësi e mirë për t’i bindur tri vendet se qasja e tyre skeptike nuk është e justifikueshme”, tha Han.

”Shpresoj të mos humbim kohë, nuk do të presim deri në vjeshtë për të filluar punën”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori