Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se strategjia e Bashkimit Evropian është një momentun historik për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në profilin e tij zyrtar në Twitter, Hahn ka cicëruar se ky momentun duhet të shfrytëzohet nga partnerët, duke forcuar tentimet reformuese, ndërkaq thekson se qasja e bazuar në meritë mbetet baza e procesit të përafrimit.


Hahn ka sqaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të vetë Bashkimit Evropian. Ai paralajmëroi nismën e gjashtë flamujve për Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/