Florent Hadërgjonaj po e pret me padurim stërvitjen e parë me ekipin e përfaqësues. Ai është prej futbollistëve të parë që ka mbërritur në Kosovë për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Florenti, i cili deri tash kishte përfaqësuar Zvicrën në ekipet e grupmoshave por edhe Kombëtaren A në një ndeshje miqësore, javë më parë vendosi t’i bashkohej familjes së madhe të Dardanëve.
Vendimi i tij bëri jehonë kudo, derisa u mirëprit edhe nga tifozët e Kosovës, të cilët besojnë se, ai, do t’i japë më shumë siguri mbrojtjes së përfaqësueses, por edhe më shumë kreativitet. Florenti gjatë paradites ishte për vizitë në FFK, ku u prit nga presidenti Agim Ademi, derisa pas këtij takimi u rrëfye për faqen zyrtare të FFK-së.
“Pikësëpari falënderoj të gjithë në FFK e sidomos presidentin Agim Ademi dhe trajnerin Bernard Challandes, sepse ata kanë qenë dy njerëzit kryesorë me të cilët kam biseduar në muajt e fundit dhe pas bisedave shumë të mira erdhi momenti që unë të vij të luaj për Kosovën” – nis rrëfimin e tij Florent Hadërgjonaj.
Ndonëse ishte pjesë e Zvicrës, ai, thotë se vazhdimisht e ka ndjekur zhvillimin e Kombëtares së Kosovës dhe është emocionuar me paraqitjet e tashmë bashkëlojtarëve të tij.
“I kam shikuar pothuajse të gjitha ndeshjet e Kosovës si në kualifikime ashtu edhe në Ligën e Kombeve nëpërmjet TV-së në Angli dhe kam qenë i mahnitur me atë çfarë ka treguar ekipi. Loja e Kombëtares por edhe mbështetja që i kanë dhënë tifozët ka qenë diçka shumë e veçantë. Çunat e bënin lojën shumë të mirë. Ka lojtarë shumë të talentuar dhe tani jam edhe unë pjesë e grupit dhe qëllimi im është ta ndihmoj ekipin të ecë përpara. Kryesorja është që hap pas hapi të bëhemi edhe më të fortë. E di që ka ende punë sepse jemi lojtarë të rinj dhe kemi ende gjëra për të mësuar, por besoj se mund të arrijmë diçka shumë të madhe”, shprehet tutje Hadërgjonaj.
Anëtari i deritashëm i Huddersfieldit është i vetëdijshëm se në ekipin kombëtar ka shumë talente dhe konkurrenca është e madhe, por këtë e vlerëson si diçka pozitive.
“Gjithkund ekziston konkurrenca, si në klub ashtu edhe në ekipin kombëtar. Ekipi nuk i ka vetëm 11 lojtarë, por konkurrenca duhet shikuar në aspektin pozitiv sepse mund t’i ndihmojmë njëri-tjetrit. Pastaj është trajneri që vendos për lojtarët që do të luajnë. Neve si futbollistë na mbetet që të japim maksimumin në stërvitje në mënyrë që ta shoh trajneri se je i gatshëm dhe i rëndësishëm për kombëtaren”, vijon tutje ylli i ri i Dardanëve.
Ai theksoi se edhe më parë e ka vizituar shpesh Kosovën, por se tani ndjenja do të jetë edhe më e veçantë.
“Gjithmonë e kam vizituar Kosovën sepse është vendlindja e prindërve të mi dhe ende i kam disa familjarë këtu. Për mua Kosova gjithmonë ka qenë e rëndësishme. Prindërit shpesh na sillnin këtu në mënyrë që mos ta harrojmë gjuhën, sepse kur jeton në Zvicër dhe shkollohesh atje nuk është aq lehtë të mos e harrosh gjuhën. Për mua Kosova është gjithçka. Këtu ndihem më i lirë dhe më i lehtësuar sepse të gjithë flasin shqip. Edhe në ekipin kombëtar do t’i kem të gjithë bashkëlojtarët që flasin shqip. Kur nuk ke nevojë të flasësh në gjuhë tjetër kjo pa dyshim të ndihmon dhe është shumë motivuese. Fanella e Kosovës për mua është diçka shumë e veçantë, prandaj me padurim pres ta luaj ndeshjen e parë, e cila do të jetë shumë emocionuese si për mua ashtu edhe për familjen time”, nënvizoi Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj gjatë edicionit që sapo u mbyll u paraqit në 24 ndeshje me Huddersfieldin në Ligën Premiere, prej të cilave 19 ndeshje i luajti si titullar. Ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen, duke pasur parasysh se skuadra e tij ka rënë nga Liga Premiere.
“Ende është herët të flasë për këtë çështje. Fokusi im është në dy ndeshjet me ekipin kombëtar. Kam biseduar edhe me menaxherët e mi dhe me trajnerin Bernard Challandes dhe përqendrimi maksimal do të jetë në ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë. Nuk dua ta çoj mendjen diku tjetër. Pas këtyre dy ndeshjeve do të ulemi me menaxherët dhe do të shohim se cila prej ofertave që i kemi në tavolinë do të jetë më e mirë për karrierën time. Se a do të rri në Angli në Premier Ligë apo Championship, apo ndoshta do të rikthehem në Gjermani apo do të shkoj në Itali, gjithçka mbetet e hapur. Gjithsesi besoj që diçka e mirë do të ndodhë”, shprehet 24-vjeçari.
Në fund, ai jep një mesazh edhe për “Dardanët”, të cilët e befasuan me pritjen e organizuar para selisë së FFK-së.
“Dua t’i falënderoj tifozët ‘Dardanët’ për mënyrën se si më pritën sot. Ishte një ndjenjë shumë e veçantë dhe më dha shumë emocion. Kur tifozët të presin para zyrës dhe ta thërrasin emrin kjo besoj që është një ndjenjë që nuk mund të përjetohet gjithkund. Mesazhi për tifozët është që të na ndihmojnë sa më shumë dhe të jenë gjithmonë përkrah nesh. Ne do të luajmë për ata dhe do të mundohemi të bëjmë lojë sa më të mira. Pra, duhet të funksionojmë si grup i bashkuar. Kur ne luajmë mirë dhe marrim rezultate pozitive sigurisht se merita kanë edhe tifozët, sepse nëse nuk do të ishin ata me brohoritjet e tyre për 90 minuta nuk do të ishte e lehtë të jepnim më të mirën tonë”, përfundoi Hadërgjonaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje