LAJMI I FUNDIT:

Hadergjonaj flet për fitoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjen ndaj Qipros: Luftuam të gjithë për njëri tjetrin

Hadergjonaj flet për fitoren ndaj Lituanisë dhe ndeshjen ndaj Qipros: Luftuam të gjithë për njëri tjetrin

Florent Hadergjonaj ka folur për fitoren ndaj Lituanisë, por edhe ndeshjen e ardhshme të Kosovës ndaj Qipros.

Mbrojtësi dardan tha se ka qenë një ndeshje e vështirë në udhëtim, por që e kanë dominuar kundërshtarin.

Anëtari i Alanyaspor tha se atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme në kampin kombëtar, derisa kanë luftuar të gjithë për njëri-tjetrin.


“Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe e kemi ditë para ndeshjes se duhet të fitojmë. E kemi analizuar ndeshjen e Lituanisë ndaj Rumanisë dhe kanë luajtur mirë. Nuk ka qenë lehtë dhe e kemi dominuar lojën për 80 minuta, por një gabim i vogël që është normal në futboll na bëri të vështirë fundin, megjithatë fitorja ka qenë me meritë”.

“Kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe kemi luftuar për njëri tjetrin. Kemi pasur një atmosferë shumë të mirë dhe kjo është e rëndësishme”, tha Hadergjonaj.

Tutje mbrojtësi dardan foli edhe për përballjen e Kosovës të martën mbrëma ndaj Qipros.

“Nesër e kemi stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe kryesorja është të rifitojmë energjinë. E dimë që nuk do të jetë ndeshje e lehtë dhe kundër Qipros në ‘Fadil Vokrri’ shkojmë vetëm për fitore dhe nuk ka diskutim”, deklaroi mbrojtësi anësorë Florent Hadergjonaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Tradita e çuditshme e klubit italian: Sa herë promovohen, pason çdo vdekje e Papës

Ligat tjera
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Ligat tjera
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Shkaku i 'ankesave' nga Arsenali, UEFA mund të bëjë ndryshime në Ligën e Kampionëve

Shkaku i 'ankesave' nga Arsenali, UEFA mund të bëjë ndryshime në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori