LAJMI I FUNDIT:

Haaland tregoi ritëm të çmendur dhe dhe instiktin ‘sulmues vrasës’ me golin kundër Serbisë

Haaland tregoi ritëm të çmendur dhe dhe instiktin ‘sulmues vrasës’ me golin kundër Serbisë

Erling Haaland ka emocionuar seriozisht tifozët e Manchester Cityt pasi shënoi një gol të bukur për Norvegjinë në ndeshjen kundër Serbisë në Ligën e Kombeve.

21-vjeçari, i cili pritet të bëhet zyrtarisht lojtar i Cityt më 1 korrik, hapi llogarinë e golave në ndeshjen e këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Haaland shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës B në udhëtim te Serbia.


Ylli i ardhshëm i kampionit të Ligës Premier tregoi se është njëri nga sulmuesit më vdekjeprurës ndonjëherë.

Sulmuesi shtatlartë fitoi fillimisht një goditje të lirë dhe më pas kur Norvegjia filloi të luajë shpejt dhe sulmoi nga e djathta, numri 9 tregoi shpejtësi të frikshme për t’u futur në zonë.

Ai ishte shumë prapa dhe megjithatë si një ‘shigjetë e çmendur’ vrapoi drejt portës për të arritur në pozitë të shënonte golin.

Goli i Haalandit është komentuar shumë në rrjetet sociale shkaku i shpejtësisë marramendëse dhe instinktit të tij për të shënuar gola.

Haaland tani ka nëntë gola në gjashtë ndeshjet e tij të fundit për Norvegjinë dhe tashmë është duke u shndërruar në sulmuesin perfekt për Pep Guardiolën dhe Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori