LAJMI I FUNDIT:

Haaland me një tjetër het-trik, City pa mëshirë për kundërshtarët e tij

Haaland me një tjetër het-trik, City pa mëshirë për kundërshtarët e tij

Manchester City ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe të katërtën këtë edicion në Ligën Premier.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka qenë i pamëshirshëm përballë Nottingham Forest duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0.

Qysh në pjesën e parë u mësua fituesi i këtij takimi, me Cityn që shënoi tre gola me auto të njëjtë, Erling Haaland.


Sulmuesi norvegjez hapi serinë e golave në minutën e 12-të duke shënuar për 1-0 pas asistimit nga Phil Foden.

Për 2-0, Haaland u përkujdes në minutën e 23-të, derisa het-trikun e kompletoi në minutën e 38-të kur u asistua nga John Stones.

Me epërsinë e trefishtë të Cityt 3-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

City nuk i ndali sulmet ndaj skuadrës mysafire dhe në pjesën e dytë shënoi edhe tre gola të tjerë.

Joao Cancelo e ngriti epërsinë në 4-0 pas asistimit nga bashkëkombësi i tij Bernardo Silva në minutën e 50-të.

Ndërkohë për 5-0 u përkujdes sulmuesi argjentinas Julian Alvarez, i cili realizoi në minutën e 88-të edhe golin e dytë personal dhe të rezultatit përfundimtar 6-0.

Erling Haaland e mbyll pjesën e parë me het-trik ndaj Nottingham
Lexo po ashtu Erling Haaland e mbyll pjesën e parë me het-trik ndaj Nottingham

Me këtë fitore City mbetet në vendin e dytë në tabelë me 13 pikë të tubuara, derisa Nottingham Forest zë vendin e 15-të me vetëm katër pikë.

Ndeshjen e ardhshme City e zhvillon në udhëtim te Aston Villa, derisa Nottingham Forest e pret Bournemouthin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori