Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka mirëpritur kapitenin e Italisë, Gianluigi Donnarumma, në klub përmes disa postimeve në rrjetet sociale gjatë fundjavës. 

Donnarumma iu bashkua Manchester Cityt në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, duke u larguar nga Paris Saint-Germain pas katër vitesh. 


 Transferimi i tij tek ‘Qytetarët’ u mbyll për një shifër prej 27 milionë eurosh, ndërsa portieri ka nënshkruar kontratë katërvjeçare deri në verën e vitit 2029. 

“Mirë se erdhe, Gigio,” shkroi Haaland në platformat X dhe Instagram, duke treguar entuziazmin për ardhjen e bashkëlojtarit të ri. 

Donnarumma u largua nga PSG pasi nuk arriti të gjejë marrëveshje për zgjatjen e kontratës. 

Kjo do ta fuste sezonin aktual në vitin e fundit të kontratës së tij dhe do të mundësonte largimin e tij si lojtar i lirë në verën e vitit 2026. 

Për të shmangur këtë, PSG vendosi të nënshkruajë me portierin e përfaqësueses franceze, Lucas Chevalier, për 40 milionë euro, plus 15 milionë bonuse të mundshme. 

Në të njëjtën kohë, Donnarumma u la jashtë listës së skuadrës për Ligën e Kampionëve, ndonëse vetëm pak muaj më parë kishte qenë protagonist në rrugëtimin e PSG-së drejt trofeut të parë në këtë kompeticion./Telegrafi/

telegrafi sport app