Gyokeres mund t’i bashkohet falas Arsenalit – avokati i njohur jep detaje tronditëse

Viktor Gyokeres mund të largohet këtë verë drejt Arsenalit dhe tani është zbuluar se si ‘Topçinjtë’ mund ta marrin sulmuesin falas.
27-vjeçari është kthyer në një nga sagat e afatit kalimtarmuajve të fundit, me spekulime të shumta rreth të ardhmes së tij dhe se ku do të luajë sezonin tjetër.
Gyokeres duket se po përpiqet të detyrojë një largim nga Sportingu, duke mos pasur ndërmend të paraqitet në stërvitjen parasezonale, e cila ka nisur të premten.
Raportohet se Arsenali ka përgatitur një kontratë pesëvjeçare për Gyokeres, nëse transferimi realizohet.
Por tani është përmendur një skenar ku skuadra e Mikel Artetas nuk do të duhet të paguajë asnjë cent për kartonin e Gyokeres.
Sipas gazetës portugeze A Bola, kontrata e sulmuesit mund të ndërpritet nga Sporting nëse ai vazhdon të mungojë.
Kolumnisti dhe juristi Joao Caido Guerreiro ka sugjeruar se kjo është ajo që dëshiron Gyokeres, pavarësisht mundësisë së gjobitjes, për të lehtësuar kalimin e tij te Arsenali, me përfundimin e kontratës, Sporting do të humbiste një aset të madh financiar.
“Mungesa në stërvitje pa justifikim është shkelje, dhe pesë mungesa të njëpasnjëshme të pajustifikuara ose dhjetë të ndërprera janë baza e mjaftueshme për shkarkim me arsye”.
“Megjithatë, ligji lejon justifikime të ndryshme. Gyokeres mund të japë gjithmonë një arsye: një problem familjar, nevoja për të shoqëruar një të afërm te mjeku, etj. Lista e justifikimeve është e gjatë”.
“Por lojtari e ka njoftuar mungesën që në fillim, dhe arsyeja është se ai dëshiron të shkojë te Arsenali. Kjo e kufizon mundësinë e justifikimeve. Nëse mungon, Sporting mund ta gjobisë, ose nëse mungesat vazhdojnë, të aplikojë masa më të rënda, përfshirë largimin pa kompensim”.
“Por pikërisht kjo është ajo që dëshiron Gyokeres. Dhe largimi do të ishte katastrofal për Sporting: një aset financiar, sepse lojtari është një pasuri për klubin, do të kalonte nga një vlerë prej 65 milionë eurosh, oferta e Arsenalit, në vlerë zero”, ka thënë ai./Telegrafi/



















































