Guvernatori i Bankës Kombëtare të Kroacisë, Boris Vujčić, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë.
Gjatë takimit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se, pavarësisht situatave sfiduese, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe të shënojë progres në thuajse të gjithë treguesit e stabilitetit ekonomik dhe financiar.
Në veçanti, inflacioni tashmë qëndron pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë dhe ka qëndruar në vazhdimësi ndër nivelet më të ulëta të rajonit. Po ashtu, sektori bankar shfaqet me parametra solidë aktiviteti, gëzon bilance të shëndetshme financiare dhe një rezistencë të lartë ndaj goditjeve potenciale, si dhe po furnizon gjithnjë e më shumë me kredi ekonominë shqiptare.
Në këtë kontekst, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në këtë tablo zhvillimesh, nëpërmjet politikës së saj të kujdesshme monetare, rregullimit rigoroz dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të sektorit bankar, si dhe nxitjes së zhvillimit të tregjeve financiare dhe të sistemeve të pagesave. Ky investim institucional i ka mundësuar ekonomisë shqiptare një stabilitet të kënaqshëm monetar dhe financiar.
Në një plan më afatgjatë, regjimi i shënjestrimit të inflacionit dhe ai i kursit të lirë të këmbimit, kanë funksionuar më së miri dhe kanë ndihmuar vendin në përballimin e goditjeve dhe në përshpejtimin e procesit të konvergjencës. Gjithashtu, Guvernatori Sejko vlerësoi se konsolidimi fiskal dhe konvergjenca midis politikave makroekonomike mbeten faktorë përcaktues në zhvillimin e vendeve të rajonit.
Nga ana e tij, Guvernatori Vujčić vlerësoi se aftësia e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor – dhe veçanërisht e Shqipërisë – në përballimin e krizave ka qenë mbresëlënëse. Ai theksoi se këto zhvillime inkurajuese ofrojnë një platformë solide për rritjen ekonomike dhe procesin e konvergjencës me Bashkimin Evropian.
Dy Guvernatorët nënvizuan se pjesa më e madhe e vendeve në rajon, përshirë Shqipërinë, janë të lidhura ekonomikisht me Eurozonën dhe financiarisht janë të ekspozuara ndaj saj. Ciklet ekonomike janë të sinkronizuara me ato të Eurozonës dhe sistemet financiare kanë një shkallë të lartë integrimi dhe varësie nga politikat monetare, mbikëqyrëse e rregullatore të ndjekura në Eurozonë. Duke vlerësuar progresin e bërë deri tani, Guvernatori Vujčić theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm midis rregullatorëve ekonomikë dhe ofroi mbështetjen e Bankës së Kroacisë për ngritjen e këtij dialogu në një plan më të lartë.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Banka e Shqipërisë organizoi gjithashtu një tryezë me përfaqësues të sistemit bankar dhe drejtues të lartë të Bankës së Shqipërisë, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit ekonomike, inflacioni në rajon dhe BE, euroizimi i ekonomisë dhe sfidat që sjell ai, si dhe çështje të tjera me rëndësi për sistemin bankar si masat mbikëqyrëse dhe rregullatore të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane dhe modernizimi i sistemeve të pagesave.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, z. Vujčić bëri një përshkrim të zhvillimeve të fundit në tregjet financiare të Eurozonës dhe të sektorit bankar, duke u përqendruar në tendencat aktuale të politikës monetare, në ecurinë e tregjeve financiare në Eurozonë, si dhe në ndikimet e tyre potenciale në vendet e rajonit.
Gjithashtu, ai bëri një përshkrim të përvojës së Bankës Kombëtare të Kroacisë, lidhur me të gjitha fazat e anëtarësimit të saj në Eurozonë, më 1 janar 2023, duke u përqendruar veçanërisht në reformat e ndërmarra për fuqizimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim përballimin me sukses të sfidave që rrjedhin nga anëtarësimi.
Guvernatori Sejko nënvizoi rëndësinë e angazhimit të bankave në kuadër të digjitalizimit të sistemit të pagesave, duke i ftuar ato të jenë të gatshme për të kontribuuar jo vetëm për shkurtimin e kohës së pritjes së qytetarëve në sportelet e bankave, por edhe për uljen e kostove të ofrimit të shërbimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mungojnë dy të akuzuar, dështon seanca për falsifikim të rezultateve të votimit

Mexhiti: Nuk ka kompromis me korrupsionin, hetimi mbi furnizimin me derivate të dëmshme do të shkoj deri në fund

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët