Ka më shumë se dy vite që COVID-19 ka goditur ekonominë dhe financat e shumë shteteve, përfshirë edhe Kosovën. Rol të rëndësishëm në menaxhimin e stabilitetit financiar të Kosovës ka pasur Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila menjëherë pas shfaqjes së pandemisë kishte ndërmarrë masat e duhura që kjo krizë të mos ketë efekt negativ.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se me gjithë problemet rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2021 ishte 9.9 për qind, kurse remitencat arritën në 1.14 miliard euro.
“Edhe ditët e fundit problemet që janë shfaqur me fillimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, BQK-ja po punon që të kemi ruajtje të stabilitetit financiar në vend. Ne gjithherë jemi gati kur është nevoja të veprojmë. Duke pas parasysh situatën e tanishme të krijuar, BQK-ja është duke monitoruar për së afërmi zhvillimet e fundit ekonomike në botë, dhe në rast nevoje, në bashkëpunim me institucione të ndryshme ndërkombëtare, përmes takimeve të shumta që i kemi, do ndërmerren veprimet në kohën adekuate”, ka deklaruar Mehmeti.
Ai tha se përkundër pandemisë që ka mbretëruar mbi dy vite, Kosova me kapacitetet e veta me dhe më një rol kyç të BQK-së është trajtuar stabiliteti financiar në vend.
“Ne për menaxhimin sa më të mirë të situatës dhe stabilitetit financiar në vend jemi vlerësuar pozitivisht edhe nga institucionet ndërkombëtare, siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, KE, etj.”, tha ai.
Mehmeti ka bërë me dije se në këto dy vite janë bërë shumë ndryshime që kanë ndikuar në të gjitha sektorët që janë nën mbikëqyrje të BQK-së.
“Sektori bankar, përkundër rreziqeve të rritura, ka vazhduar të rrisë kreditimin dhe të ruaj shkallën e qëndrueshmërisë, ku vetëm gjatë vitit 2021, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar ishte rreth 1.8 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 22.9 për qind, përderisa vlera e përgjithshme e kredive aktive në sektorin bankar në dhjetor 2021 ishte 3.75 miliardë euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 15.5 për qind. Norma mesatare e interesit në kredi në dhjetor 2021 shënoi 5.8 për qind, e cila është më e ulët në krahasim me normën prej 6.01 për qind të regjistruar në dhjetor 2020”, ka bërë të ditur Mehmeti.
“Vlen të theksohet posaçërisht cilësia e mirë e portofolit kreditor me një normë të kredive joperformuese prej vetëm 2.3 përqind në tetor 2021. Sektori bankar vazhdon të gëzojë besim të lartë tek publiku, besim ky i shprehur edhe me rritjen e vazhdueshme të depozitave. Në dhjetor 2021, vlera e përgjithshme e depozitave ishte rreth 4.90 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 12.4 për qind. Sektori bankar vazhdon të ketë tregues të lartë të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 15.3 për qind në fund të dhjetorit, që vazhdon të jetë dukshëm mbi nivelin minimal rregullativ prej 12 për qind. Pozita e likuiditetit të sektorit bankar mbetet në nivel të lartë. Raporti i mjeteve likuide ndaj detyrimeve afatshkurtra në korrik ishte 37.4 për qind, që është lartë mbi minimumin e kërkuar rregullator prej 25 për qind”, theksoi ai, raporton RTK.
Sipas tij, performanca e kompanive të sigurimeve gjatë vitit 2021 ka shënuar përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara, si në aspektin e performancës financiare, ashtu edhe në kontekst të rritjes.
“Rritja e performancës së sektorit të sigurimeve është edhe si rezultat i masave dhe reformave të ndërmarra nga ana e Bankës Qendrore e Kosovës. Sektori i sigurimeve gjatë vitit 2021, përveç përmirësimit në treguesit financiarë dhe në kapitalizim ka pasur lëvizje pozitive edhe në qeverisjen korporative në kompanitë e sigurimit. Bazuar në të dhënat e fundit preliminare, të raportuara nga sektori i sigurimeve të datës 31 dhjetor 2021, të hyrat nga primet e shkruara bruto arritën në shumë prej 119.2 milionë euro, ose 17.2 për qind më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i kontratave apo policave të shkruara arriti në rreth 1.2 milionë kontrata, duke shënuar rritje prej 40.1 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2020”, tha Mehmeti.
“Sigurimet e aktivitetit të Jo-Jetë vazhdojnë të kenë pjesëmarrje më të lartë në gjithsej primet e shkruara bruto. Primet e shkruara bruto nga aktiviteti i Jo-Jetë marrin pjesë me rreth 95.9 për qind të vëllimit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto në nivel të sektorit të sigurimeve, ndërsa sigurimet e aktivitetit Jetë kanë pjesëmarrje në gjithsej primet e shkruara bruto të sektorit prej 4.1 përqind. Bazuar në të dhënat e fundit në dispozicion, të datës 30 shtator 2021, sektori i sigurimeve në vend rezultoi me perfomancë financiare pozitive prej 5.9 milionë euro, krahasuar me 3.4 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka shtuar ai.
Investimet e Huaja Direkte në Kosovë deri në nëntor 2021, sipas BQK-së kanë arritur në 485 milionë euro.
“Investimet e huaja direkte janë rritur në krahasim me një vit më parë, pra investime kemi më shumë në fushën e patundshmërisë. Është më tepër se e nevojshme ta ndërrojmë fushën e investimeve dhe të kemi investime, më shumë aty ku krijohet zhvillim dhe gjenerim i vendeve të reja të punës”, tha Mehmeti.
Banka Qendrore e Kosovës këtë fillim vit ka rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare.
“Rrjedhimisht, është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5 për qind në 3.75 për qind. Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022”, thekson ai.
Guvernatori Mehmeti ka folur edhe sa i përket zhvillimeve të brendshme, ku theksoi se, “BQK-ja edhe gjatë vitit 2021 ka vazhduar me avancimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj profesionale në të gjitha fushat e veprimit të saj, si dhe me harmonizimin e kornizës rregullative me praktikat dhe standardet bashkëkohore ndërkombëtare. Gjithashtu, përkundër situatës së krijuar viteve të fundit, performanca e përgjithshme financiare e BQK-së për vitin 2021 ka qenë shumë e mirë, duke arritur rezultat financiar pozitiv, rezultat ky më i kënaqshmi në mbi 10 vitet e fundit”.
“Me qëllim të ruajtjes së mëtejme të stabilitetit financiar në vend, është i domosdoshëm koordinimi ndërinstitucional në vend dhe përkrahja nga institucionet relevante si Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Mehmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë