LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Ismaili mirëpriti shefin e ri të Misionit të FMN-së për Kosovën, e njofton se kanë përmbushur dy rekomandime

Guvernatori Ismaili mirëpriti shefin e ri të Misionit të FMN-së për Kosovën, e njofton se kanë përmbushur dy rekomandime

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mirëpritur Shefin e ri të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli.

Në njoftimin e bërë nga BQK thuhet se guvernatori Ismaili e uroi Amaglobelin për pozitën e re dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe FMN-së.

“Gjatë këtij takimi, ai e informoi Amaglobelin për zhvillimet në sektorin financiar dhe ecuritë ekonomike, zbatimin e Planit Strategjik, funksionalizimin e strukturës së re organizative dhe reformat e tjera në BQK me qëllim të ngritjes së kapaciteteve. Gjithashtu, Guvernatori Ismaili informoi Amaglobeli për përmbushjen e rekomandimeve që dalin nga dy programet e FMN-së: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF), si dhe rekomandimet e asistencave teknike”, thuhet në njoftim.


Gjatë takimit, Shefi i Misionit të FMN-së u informua për angazhimin e BQK-së për reformat legjislative, digjitalizimin, angazhimet për anëtarësim në SEPA, avancimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe agjendën e gjelbër.

“Amaglobeli falënderoi Guvernatorin Ismaili për bashkëpunimin ndërmjet FMN-së dhe BQK-së, dhe e informoi për planet dhe pritshmëritë e FMN-së në kuadër të politikave ekonomike dhe financiare si dhe marrëveshjeve me FMN-në”, bëhet e ditur në njoftim.

Në vijim, Amaglobeli siguroi Guvernatorin Ismaili për mbështetjen e FMN-së ndaj BQK-së për reformat e ndërmarra dhe nismat e tjera në funksion të avancimit të sistemit financiar në vend.

“Të dy palët u zotuan se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të avancohet më tej për arritjen e rezultateve të tjera në funksion të qëndrueshmërisë së sistemit financiar dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. Amaglobeli ka punuar në disa vende dhe misione të ndryshme të FMN-së, si dhe në pozitën e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit në Bankën Qendrore të Gjeorgjisë, ku ka drejtuar reformat e rëndësishme institucionale”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Ekonomi
Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Ekonomi
Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Ekonomi
GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Ekonomi
Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Kalo në kategori