Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim, Richard Heater, Zyrtar Ekonomik dhe Tregtar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
BQK-ja njofton se në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar.
“Guvernatori Mehmeti ka thënë se sektori bankar, si komponentë kryesore e sistemit financiar në vend, ka luajtur dhe po luan rol shumë të rëndësishëm në përkrahjen e ekonomisë së vendit, duke vazhduar ritmin e rritjes së kreditimit dhe të ruajë shkallën e qëndrueshmërisë”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se Mehmeti ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së, ndërsa ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin që bashkëpunimi të avancohet edhe më tutje.
“Nga ana tjetër, Z. Heater falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e zhvillimeve në sektorin financiar dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për BQK-në”. /Telegrafi/