LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i Bankës Popullore në Maqedoni do të zgjedhet pas ndërrimit të Ivanovit?

Guvernatori i Bankës Popullore në Maqedoni do të zgjedhet pas ndërrimit të Ivanovit?

Guvernatori aktual i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), Dimitar Bogov edhe pak muaj do të jetë në pozitën aktuale, derisa të njejtit do t’i kalojë mandati.

Zgjedhja e guvernatorit të rinj është nën kompetencat e kryetarit të shtetit, që aktualisht është Gjorge Ivanov, një figurë jo e pëlqyer nga LSDM-ja në pushtet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Propozimi për guvernator të ri duhet të sillet nga kryetari i shtetit dhe për këtë fakt, pushteti do të pres zgjedhjet presidenciale dhe ndërrimin e Ivanovit me një kryetar të ri, e që pastaj do të ndikohet në ndërrimin e Ivanovit.


Zv.ministri i ekonomisë, Kire Naumov e parashikon një skenar të tillë duke thënë se do të pritet që të ndryshohet kreu i shtetit edhe pastaj do të bëhet zgjedhja e guvernatorit. Edhe pse Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë mund të mbetet pa guvernator për një vit të plotë.

”Mungesa e guvernatorit nuk do të ndjehet askund. Kjo për faktin se në vend të Bogov punën mund ta bëjnë zëvendësit e tij” përfundon Naumov.

Nga BPRM nuk duan t’i komentojnë këto plane, duke thënë se janë të fokusuar në punët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori