Gurabijet e gjyshes
Të ëmbla, të shijshme janë gurabijet e gjyshes. Ruajeni traditën dhe shijen e mirë me këtë recetë fantastike. Përbërësit: ▪ 500 gr miell ▪ 100 gr sheqer ▪ 2 kokrra vezë ▪ 100 gr gjalpë ▪ 1 filxhan çaji kos ▪ 1 pako pluhur pjekës ▪ 1 kokërr lëkurë limoni Përgatitja:
Fillimisht rrahim me mikser gjalpin me sheqerin, derisa gjalpi të fillojë të zbardhet.
Hedhim një nga një vezët duke i trazuar. Teksa vazhdojmë t’i trazojmë, shtojmë kosin dhe lëkurat e limonit.
Trazojmë miellin me pluhurin pjekës dhe fillojmë e hedhim me ndihmën e një site në masën e formuar më parë. E trazojmë vazhdimisht me lugë druri derisa të na krijohet një masë e trashë dhe homogjene.
Hedhim pak miell në tavolinë dhe mbi të hedhim brumin e formuar në tas. E punojmë derisa brumi të mos na ngjitet në dorë por të jetë i butë.
E ndajmë brumin në copëza dhe i japim formën që dëshirojmë.
I pjekim në temperaturë 180 gradë për 25 min. (Shije)






























