LAJMI I FUNDIT:

Gucati thotë se edhe një figurë politike është ftuar në Hagë

Gucati thotë se edhe një figurë politike është ftuar në Hagë

Kryetari i OVL të UÇK, Hysni Gucati, duke folur për ftesat nga Gjykata Speciale, ka thënë se përveç komandant Remit është edhe një person tjetër nga skena politike është ftuar në Hagë.

Gucati ka thënë nga të ftuarit në  dy prej tyre janë në skenën politike.

“Me emra nuk mundemi t’i themi hala. Njëri ka shku, Remi jemi përshëndet me to. Ai është përmbajt edhe ka me u kthy faqebardhë. Edhe për tjetrin së shpejti do të tregojmë”, deklaroi Gucati, duke shtuar se ndjehen krenarë për luftën që kanë bërë.


“Ata ndihen krenar për veprën që e kanë bo në Kosovë. Kuptohet se lufta është luftë. Jam i bindur unë edhe shokët e mi se ata do të kthehen”, deklaroi ai, për Televizionin T7.

Gucati ka bërë me dije se ende nuk kanë marrë informacione për intervistimin e sotëm që iu është bërë komandant Remi.

“Për Remin sot ende nuk kemi marrë informacione. Për Sylejman Selimin kemi pas kontakt përmes avokatit, e familjes, këtë kohën e fundit ka qenë shumë keq, gjithmonë kemi thanë që Syla mbahet padrejtësisht në burg”, shtoi ai duke thënë se ka biseduar edhe me vëllanë e komandant Sylejman Selimit.

“Me vllaun e Sylës që patëm takim nuk mshefin diçka, nëse ka diçka do të na tregojnë, Syla do të intervistohet këtu në Prishtinë”, tha ai.

Gucati ka folur edhe për të ftuarën e parë grua nga Specialia.

“Raimondën e kam njoft edhe ma herët. Ka qenë një luftëtare shumë e mirë. Kur kam dëgju atë natë më ka ardh shumë keq. Ajo ka shprehë gatishmërinë që t’i pëgjigjet Gjykatës Speciale. Unë besoj në pafajësinë e saj ajo ka qenë shumë e re në luftë. Raimonda Rreci është ftuar si e akuzuar, me sa dimë na në atë cilësi është ftuar”, tha Gucati.