LAJMI I FUNDIT:

Kriza e karburantit – Ambasadori Qirko thotë se Shqipëria është e gatshme të dërgojë pesë mijë shoferë ‘pa pagesë’ në Britani

Kriza e karburantit – Ambasadori Qirko thotë se Shqipëria është e gatshme të dërgojë pesë mijë shoferë ‘pa pagesë’ në Britani

The Guardian ka raportuar se Shqipëria po i ofron ndihmë Britanisë, duke thënë se mijëra emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishin të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në trajtimin e krizës së karburantit.

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, i tha The Guardian: “Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5,000 menjëherë”.

Ai ka deklaruar se shumë prej 150 mijë shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, do të punonin si shenjë falënderimi për nikoqirët e tyre britanikë.


Meqenëse një numër i konsiderueshëm besohet të jetë i padokumentuar, është e pamundur të dihet se sa shoferë janë të kualifikuar për kamionë apo HGV.

Por, Qirko, i cili sapo kishte shpenzuar një orë në radhë për benzinë dhe pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100 mijë.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse do të kishin, jam i sigurt se të gjithë këtu do të shpreheshin të gatshëm për të ndihmuar”, ka deklaruar ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori