Site icon Telegrafi

Grushte dhe shkelma mes bandave shqiptare dhe angleze në një burg në Britani (Video)

Një përleshje masive ka ndodhur në mes disa të burgosurve shqiptarë dhe anglezë në burgun Wandsworth në Britnainë e Madhe.

Skenat e rrahjeve brutale u regjistruan nga kamerat e sigurisë.

Bandat u përleshën për kontrollin e shpërndarjes së drogës në këtë burg.

Përgjakja e tyre u dokumentua nga këto pamje filmike (shih më poshtë) me rrahjet masive dhe goditjet me shkelma e grushte dhe mjete prerëse, përcjell lapsi.al.

Një i burgosur përfundoi në burg pasi u qëllua me thikë.

Videoja nis me disa të burgosur që vendosen në rresht pranë murit dhe një grup tjetër që zhvendoset në qendër të oborrit të burgut dhe një sherr në një cep.

Befas përleshjes i bashkohen edhe dhjetëra të burgosur të tjerë.

Pas kësaj nuk është më e qartë se kush janë ata që përfshihen në sherrin masiv. Ajo që duket është se njëra bandë ka më shumë anëtarë se tjetra.

Videoja përfundon me një skenë tronditëse, ku një grup të burgosurish kanë futur në një cep një të burgosur tjetër dhe e qëllojnë me grushte e shkelma në kokë.

Për fat të mirë ai i mbijeton sulmit brutal.

Exit mobile version