Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe një ndër mbështetësit e kryedemokratit Basha këtë të mërkurë ka qenë i ftuar në studion e ABC Live ku ka folur në lidhje me ultimatumin e dhënë nga mbështetësit e Berishës për lirimin e zyrave.
Sula është shprehur se nuk është një situatë që i ndihmon demokratët, dhe për të shmangur çdo përplasje në këtë seli duhet që të pritet vendimi i Gjykatës.
Deputeti ndër të tjera ka thënë se Berisha është një ndër figurat kryesore dhe ka peshën më të madhe për të ulur gjakrat, për hir të historisë që përfaqëson në Partinë Demokratike.
“Situata në PD është në terma trishtuese, por ka një gjë unë mundohem se për sa kohë që kam qenë në politikë dhe profesioni si jurist flas vetëm me fakte. Pala që pretendon dhe i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për ndryshimet e statutit të PD-së që akoma nuk janë marrë në shqyrtim të njëjtën gjë ka depozituar dhe pala zyrtare e PD së për ndryshimet e statusit të miratuar në korrik. Fakti që i drejtohesh gjykatës për këto ndryshime tregon se nuk ka zgjidhje pa rrugë ligjore.
Nëse gjykata do të njohë ndryshimet e 11 dhjetorit ka një situatë tjetër dhe nga pikëpamja ligjore pas shkallës së parë apelohet çështja dhe një vendim i formës së prerë të dhënë në këtë rast ne duhet që ti nënshtrohemi atij vendimi. Unë i them Berishës dhe mbështetësve të tyre se duhet që të presim vendimin e gjykatës. Unë jam i bindur që me një vendim të tillë është tjetër histori, ndërsa ultimatumi dhe dhuna janë të panevojshme, dhe nuk besoj se do të ketë përplasje. Basha kurrë nuk ka thënë dhe nuk ka deklaruar se nuk do të njohë vendimet e gjykatës.
PD-ja është përtej zotit Berisha dhe Basha, në radhë të parë i takon Berishës mbi 90% që të ulë gjakrat për hir të asaj partie. Ne gjykojmë se rruga e dialogimit dhe kompromisit është rruga më e mirë.
Partia demokratike ka struktura nga qendra deri në bazë dhe anasjelltas, strukturat e saj janë grupet e seksioneve të partisë që janë në të gjithë Shqipërinë. Lulzim Basha është kryetari jo vetë partia demokratike ne që jemi aty kemi atributet dhe rolin tonë.
Ka shumë prova dhe do të ketë arrestime në radhët e PS-së. Unë si ish prokuror di që ka shumë tendera abuziv që po hetohen dhe do të hetohen ka ish ministra dhe të ish PD-së. Unë besoj te mbështetja e SHBA tek drejtësia. Unë deri në 2005 kamë qenë në sistemin e prokurorisë dhe deri në vitin 2013 asistimi në drejtësi bëhej nga BE ndërsa tashmë është në duart e SHBA-së”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe situatën e krijuar sot para selisë Blu ku një grup deputetësh, mbështetës të Berishës nuk janë lënë të futen brenda.
Sula është shprehur se është i papranueshëm një vendim i tillë, pasi në institucionin e selisë blu nuk lejohen të futen vetëm personat e panjohur dhe të paautorizuar dhe jo funksionarët e lartë të kësaj partie.
“Për mua nuk është normale që grupi i deputetëve të PD-së dhe pse i përkasin grupit të mbështetësve të Berishës të mos futen në seli. Por për sa kohë janë anëtarë të grupit të PD-së në atë godinë përveç personave të paautorizuar apo që nuk njihen që nuk lejohen në oborrin e PD-së, por për aq kohë sa kemi të bëjmë me deputetët e grupit parlamentar nuk është normale. PD-ja është e hapur për të gjithë grupin parlamentar dhe funksionarët e lartë të PD-së, por nëse është bërë forma e riorganizimit të ri për hyrjen në PD është gjë tjetër”, ka thënë ai. /abcnews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës