LAJMI I FUNDIT:

Grupi i ri parlamentar do të kyçet në bisedimet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë

Grupi i ri parlamentar do të kyçet në bisedimet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në koordinimin e rregullt koordinues ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit se është formuar grup i pavarur i deputetëve nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” me tetë deputetë.

Ky grup parlamentar, koordinator i së cilës do të jetë deputetja Elizabeta Kançeska- Milevska pritet që sot të ketë bisedime me kolegët e tij të LSDM-së lidhur me draft- amendamentet e Kushtetutës në pajtueshmëri me katër kërkesat e tyre dorëzuar para votimit të ndryshimeve kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tetë deputetët e tashmë të përjashtuar nga OBRM-PDUKM, sot pritet të kenë takime me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska.


Të premten kur edhe formalisht i nënshkruan aktet se do të veprojnë të pavarur në grup të ri parlamentar, një pjesë e deputetëve kanë informuar se grupi do të veprojë si opozitë, dhe se janë të hapur për deputetë të rinj.

Përndryshe, edhe pse ishte paralajmëruar në Kuvend deri në mesditë nuk janë dorëzuar draft-amendamentet dhe as propozim-ligji për amnisti, të cilin e propozoi OBRM-PDUKM-ja.

Ndërsa, në Komisionin për financim dhe buxhet, ka filluar debati për rebalancin e buxhetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori