Në përmbyllje të fushatës globale të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ), përsërit thirrjen për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe garantimin e të gjithat drejtave,për të gjitha gratë kudo.
Sipas GSBGJ, nga 25 nëntori, Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, deri më 10 dhjetor, Dita e të drejtave të njeriut, Fushata 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore ishte koha për të nxitur veprime për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave anembanë botës.
“Në të gjitha anët e botës, duke përfshirë Kosovën, gratë dhe vajzat ende përpiqen të ushtrojnë të drejtat e tyre të plota njerëzore”.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndoshta manifestimi më i dukshëm i pabarazive të thella të pushtetit në shoqëritë tona, si dhe dobësitë dhe kufizimet që i pasojnë ato”.
“Çdo grua dhe çdo vajzë ka të drejtën për një jetë pa dhunë. Megjithatë, kjo shkelje e të drejtave të njeriut ndodh në mënyrë të ndryshme në çdo komunitet, duke prekur veçanërisht ato që janë më të margjinalizuara dhe të pambrojtura”.
“Për t’i dhënë fund kësaj shkelje të madhe të të drejtave të njeriut që kufizon përparimin tonë në shumë mënyra, le të bashkohemi të mos lëmë askënd prapa dhe të shtojmë veprimin tonë kolektiv për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
“Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore, shpreh shqetësimin e thellë për vrasjen e një gruaje që dyshohet të jetë kryer nga bashkëshorti i saj në Skenderaj më 8 dhjetor 2017, dhe vrasjen e 24 nëntorit 2017 në Pejë të gruas që dyshohet të jetë sulmuar nga bashkëshorti i saj”.
“GSBGJ-ja fuqishëm dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave, qofshin ato brenda familjes apo në hapësirat publike”.
“GSBGJ-ja i inkurajon institucionet e Kosovës që të hetojnë këto raste në plotësi dhe me hollësi, si edhe të gjitha rastet tjera të dhunës në familje”.
“Gjithashtu u bëjmë apel institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë me prioritet të lartë rastet e dhunës në familje me prioritet të lartë dhe të sigurojnë gjykim të shpejtë dhe të drejtë të këtyre rasteve dhe të gjitha rasteve tjera të dhunës në familje, që të garantohet drejtësi për familjet e grave të vrara dhe për të gjitha gratë, vajzat, burrat dhe djemtë që janë prekur nga çfarëdo forme e dhunës në familje”.
“Dhuna në familje nuk është çështje private prandaj GSBGJ inkurajon policinë që të marrë seriozisht raportet e akteve kriminale të kryera në marrëdhënie familjare”.
“Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore u përcjellë ngushëllimet e përzemërta familjes dhe miqve të viktimave”, thuhet në komunikatën e GSBGJ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës