Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të mblidhet gjatë fillimit të muajit shtator për tu përgatitur për ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen gjatë tetorit në Hungari.  

Stina e vjeshtës pritet të jetë e ngjeshur për ekipet Përfaqësuese të Kosovës, që nga ekipit A dhe gjithë të tjerat.


Kështu, ekipi i Kosovës U19 do të grumbullohet nga 5 shtatori deri më 8 shtator.

Ky grumbullim vjen para ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen më 10 tetor deri më 16 tetor në Hungari.

kosova u19

Përfaqësuesja  grumbullohet më 5 shtator në orën 10.30 në stadiumin e KF 2 Korrikut në Prishtinë.

Për këtë grumbullim përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka ftuar 27 futbollistë dhe ndonjë tjetër që ka mundësi të bashkohet radhëve të Përfaqësueses.

kosova u19 1

Të kujtojmë se në kualifikimet e kaluara kjo grupmoshë arriti deri në 'Elite Round' në një grup mjaft të fortë.

Të shpresojmë se kësaj do të arrijnë edhe më shumë në këto kualifikime. /Telegrafi/ Lista e futbollistëve të ftuar:  Flamur Gashi Laurit Behluli Petrit Terziu Art Maloku Leonit Vitija Albion Pllana Albin Kapra Endrit Demolli Ilir Krasniqi Muhamet Hyseni Albin Krasniqi Donart Vitia Getoar Raci Bleon Shaqiri Betim Lumi Lis Ahmeti Lot Celina Kreshnik Krasniqi Enbia Shehu Leutrim Reka Alban Kadriju Altrim Pajaziti Max Rugova Nikson Mema Bleart Tolaj Durim Berisha Mark Marleku

telegrafi sport app