“Shkupi 2014”, “Beogradi në ujë 2020”, hapja e fabrikave, arrestime masive të kriminelëve, banjë falas për pensionistët, caktimi i terminit te mjeku amë dhe te specialisti si dhe zgjedhje të parakohshme më 24 prill, që për dallim nga Maqedonia, në Serbi u mbajtën. Këto janë një pjesë e ngjashmërive ndërmjet projekteve të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevskit dhe kryeministrit aktual serb Aleksandër Vuçiq, i cili më 24 prill, përsëri e fitoi besimin e popullit. Përkundër faktit se që të dy kanë lindur në vitin 1970, ngjashmëri tjetër që kanë partitë e tyre është zhvillimi dhe sfondi i ngjashëm ideologjik që bazohet në nacionalizëm, populizëm dhe konservatorizëm.
Sipas analistëve, ngjashmëria e projekteve të këtyre dy partive është më se e dukshme, por shtrohet pyetja se për çfarë arsye ndodh një gjë e tillë.
“Mund të ketë ndonjë marrëveshje ndërmjet tyre për marrëdhënie më të mira ekonomike në rajon, por mund të jetë edhe improvizim i Vuçiqit sepse ka kuptuar që këto politika kanë sukses dhe dëshiron t’i adoptojë vetë. Është evidente që ai po i kopjon këto politika. Nëse ka pasur marrëveshje, atëherë ai do të ketë sukses dhe situata në rajon do të përmirësohet, por në qoftë se është improvizim, atëherë do të dështojë. Kjo, për arsye se këto politika të qeverisë – që janë rezultat i një bashkëpunimi të gjatë me ekspertë vendas dhe të huaj dhe marrje të vendimeve më të mira – nuk mund menjëherë të japin rezultat, por vetëm pas disa viteve. Edhe neve nuk na ishin të qarta këto politika, derisa nuk i pamë rezultatet e para. Tani vërejmë se ka investime serioze dhe ata akoma do të rriten”, thotë profesori Aleksandar Dashtovski për Tv21.
Për analistin politik Sasho Ordanovski, mënyra e qeverisjes së Vuçiqit dhe e Gruevskit nuk janë modele bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, por janë modele që janë të analizuara dhe shqyrtuara mirë dhe ekzistojnë në të gjithë botën.
“Këto modele bazohen mbi postulate jodemokratike, ku ju si sundues duhet t’i kontrolloni të gjitha proceset në shoqëri, por para së gjithash narrativin. Kjo nënkupton kontroll të mediave dhe marrje të informacioneve nga shërbimet sekrete, por që në fund ua vrasin instinktin politik për vlerësim real të proceseve politike. Prandaj ata duhet t’iu imponohen shoqërisë me dëshirën e vazhdueshme për pushtet absolut. Vetëm kështu do të jenë të sigurt se projektet grandioze që i kanë në kokë për shpëtimin e kombeve, në fund do të kenë sukses. Në parim, modelet e këtilla përfundojnë keq”, u shpreh Ordanovski për Tv21.
Ai shton se Serbia për momentin është e njëjtë si Maqedonia e vitit 2011. Sipas tij, sistemi super i shtrenjtë i qeverisjes, që aktualisht e praktikojnë edhe Serbia edhe Maqedonia, mund të funksionojë vetëm në vende si Rusia, ku ka ekstra profite dhe resurse si nafta dhe gazi, në mënyrë që ai sistem të mbahet, sepse në të kundërtën, shtetet çdo ditë do të marrin kredi të reja, duke u zhytur në borxhe.
Edhe thirrja për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni dhe në Serbi ishte e njëjtë.
“Ata që flisnin për zgjedhje dhe thoshin që presin me padurim mbajtjen e tyre për të na “fituar”, tani të njëjtit njerëz kërkojnë shtyrjen e tyre. Çdo ditë flisnit se si keni për të na fituar, ndërsa tani me këtë keni problem”, tha Vuçiq.
Përndryshe, krahasime më të dukshme ndërmjet dy vendeve janë projekti “Shkupi 2014” dhe projekti “Beogradi në ujë”, që sipas disa analistëve bëhen me qëllim të defokusohet publiku nga problemet reale. Gjithashtu, sipas “Raportuesve pa kufij”, për dallim nga viti 2006 kur Maqedonia ishte e ranguar në vendin e 43, këtë vit ajo u gjend në vendin e 118. Edhe pse Serbia është ranguar në vendin e 59, në raport thuhet se shpesh ndodhin sulme fizike ndaj gazetarëve, dhe ndodh shpesh të ndërpriten emisione televizive që kanë qëndrim kritik ndaj qeverisë. Të dyja vendet kanë kurs pro-evropian dhe mbështetje nga Perëndimi, por edhe probleme me përgjimin. Në mesin e projekteve për qytetarët, nga Maqedonia, Vuçiqi e ka kopjuar shkuarjen falas në banja, caktimin e terminit te mjeku dhe prerjen e shiritave të kuq. Kartela elektronike shëndetësore tek ata, ende është në pritje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja