LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ushqeu arinjtë me 180 vezë në javë dhe tani ajo do të paguajë për këtë – thonë zyrtarët kanadezë

Gruaja ushqeu arinjtë me 180 vezë në javë dhe tani ajo do të paguajë për këtë – thonë zyrtarët kanadezë

Çdo javë gjatë verës së vitit 2018, një grua blinte 10 kuti me mollë, 20 kilogramë karrota dhe rreth 180 vezë.

Ushqimi ishte për arinjtë, thanë autoritetet kanadeze.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grua nga Whistler u urdhërua të paguajë 60,000 dollarë pasi zyrtarët thanë se ajo shkelte Aktin e Kafshëve të egra në British Columbia.


Në korrik të vitit 2018, Shërbimi i Zyrtarëve të Konservimit, një agjenci e sigurisë publike që fokusohet në parandalimin e “konflikteve njerëz-kafshë të egra”, mori një ankesë se dikush po ushqente arinjtë.

Zyrtarët filluan hetimet dhe zbuluan se gruaja po ushqente arinjtë e zinj gjatë muajve të verës në vitin 2018.

Madje, arinjtë ishin mësuar të merrnin ushqim nga gruaja, kështu që ishte vlerësuar se ishte e vështirë të rehabilitoheshin apo zhvendoseshin.

“Ushqimi i paligjshëm ose vendosja e ‘tërheqësve’ për të joshur kafshë të egra të rrezikshme, të tilla si arinjtë, është një veprimtari jashtëzakonisht e rrezikshme”, kanë thënë autoritetet. “Sapo arinjtë të mësohen me ushqimin, krijon një rrezik për sigurinë publike”.

Dënimi prej 60,000 dollarë është dënimi më i lartë i vendosur sipas Aktit të Kafshëve të Egra, thanë zyrtarët. Autoritetet shpresojnë se është një “rast precedent”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
“Mbretëresha e orgjive!” Rrëfehet 80-vjeçarja që ka bërë seks me 1 mijë meshkuj (Foto)

“Mbretëresha e orgjive!” Rrëfehet 80-vjeçarja që ka bërë seks me 1 mijë meshkuj (Foto)

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Kamerieri më i shpejtë në botë (Video)

Kamerieri më i shpejtë në botë (Video)

Ajo ka buzët më të mëdha në botë, por nuk është e kënaqur pasi dëshiron që t'i ketë edhe më të mëdha

Ajo ka buzët më të mëdha në botë, por nuk është e kënaqur pasi dëshiron që t'i ketë edhe më të mëdha

Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Macja e kaloi gjithë natën në derën e dhomës së gjumit duke pritur që fëmija i pronarit të zgjohej

Fun
Kalo në kategori