Një grua shtatzënë nga Malajzia ndau një video në internet në të cilën ajo befason burrin e saj me një Lamborghini 650 mijë dollarësh, në mënyrë që të kërkojë kujdesin e përkushtuar ndaj saj dhe foshnjës së tyre.

Anes Ayuni Osman, 19-vjeçare, ngarkoi videon në TikTok më 12 mars, duke iu treguar shikuesve se si ajo e befasoi burrin e saj duke e çuar në një kompani makinash duke ia mbuluar sytë.


Në video, bashkëshorti i saj, 20-vjeçari Weldan Zulkefli, qan nga lumturia kur pa makinën Huracan Evo të mbështjellë me një fjongo gjigante të kuqe.

Osman është një sipërmarrëse kozmetike nga Kelantan të Malajzisë.

@ayunieso24

Visit TikTok to discover videos!

Që nga postimi i saj, videoja ka grumbulluar 1.5 milionë shikime dhe 160 mijë pëlqime. /Telegrafi/